top of page

E bukura Tirana ime

Me ka marre malli, e bukura Tirana ime...
Kam vite pa te te pare,
Por... druhem te te shoh perseri sot,
Tek te mendoj, e mbushur me kujtime
Sepse ndoshta me nuk do te te njoh,
Mund te kesh bere mijera ndryshime,
Sa edhe mallin
S'do te mundesh te ma shuash dot.

Sa shume te kam shetitur!
Hap pas hapi rrugeve te tua,
Aq sa mund te kem shkelur ne cdo gur;
Ishe Ti shetitorja ime, qyteti im
E imja ishe Tirane, e jotja isha une.

Ndihesha ngrohte, si ne shtepine time,
Ta duroja edhe vapen edhe shiun,
Se ishe ti si nje familje,
Si gjaku im, si nena ime.

Kam buzeqeshur rrugeve te tua,
Kam qeshur e qare rrugeve te tua,
Shpeshe here, hapat i kam pasur teper te rende,
Por ti perseri me mbaje ne rruget e tua
sic mban Nena me te fuqishmet duar!

Dhe kam buzeqeshur perseri rrugeve te tua,
Eh...sa njerez, shoqe, miq, sa te panjohur,
Kam takuar ne rruget e tua, i kam perqafuar,
Kam ecur bashke me to rrugeve te tua;
Aty ne ato rruge kam hedhur hapin e pare,
Kam mesuar germen e pare, fjalen e pare,
Shoqen e pare e kam ledhatuar;
Edhe puthjen e pare, aty e kam marre
ne nje nga rruget e tua;
Kam ecur e perqafuar, e lumtur ne rruget e tua.
Kam ecur vetem, e deshperuar ne rruget e tua.

Vec, sido qe te kem qene une
Rruget e tua ishin po ato,
Pemet, parqet, lulet po ato,
Ti ishe po ajo Tirane e bukur,
Qe nepermjet tyre me perkedhelje,
Ashtu e dashur si nje Nene,
E me buzeqeshje kur me shihje te lumtur.

Larg, ne rruge te ndryshme tani eci e permalluar,
Rruge, qe as ne enderr s'i kisha pare,
Rruge te bukura, mes ndertesave marramendese
Qe si te uritura, zgjaten pa fund me qiellin bashkuar;
Por keto rruge duket sikur jane vetem per te kaluar,
E jo per te shetitur si ato te tuat.
Shpesh, i bej ato pa shume deshire,
Diku me cojne e mbrapc me sjellin, perseri,
E dua; ka vende te bukura ky qytet,
Edhe e kam shetitur
Por se si me duket...
Nuk me behet dot si ty - O Tirane,
Eh....Sa shume malli me paska marre!

Mirela Athanas (c) Boston 2004

Zemer

emer e embel...
Zemer qe fal
Zemer e bute
qe hapet sa nje mal
Zemer e dashur
Zemer qe flet
me te mirat fjale
Zemer e dashuruar
Zemer e pasur
me e pasura ne bote
Zemer e forte
e pa bere gure
Zemer e pamposhtur
e pamposhtur kurre
Zemer femijnore
Zemer e buzeqeshur
Zemer e paeshtur
Zemer e thelle
Zemer e ndjeshme
Zemer qe therr
E prap jep pa derte
Zemer e embel
me embel se mjalti
Zemer e bukur
Zemer e pa tutur
Keshtu qofte zemra
e cdokujt,
jam lutur.

Mirela Athanas (c)

Engjej te qete

Ne kerkim te nje shkendije une isha

 kudo qe shkoja ose s'munda te shkoj;

 Nga lart nje shenje, ne qiell e shkruar

Nje mik i ri por edhe i vjeter sikur

Apo nje Engjell qe TI me kishe derguar,

si gjithmone kohe te tilla dikur.

 

Dikush qe menjehere te vinte ne boten time,

Ndersa po dyshoja gjithcka qe ekziston ne jete

Me shume pyetje akoma te pa pyetura, nder mendime

E atehere, nje Engjell ne bardhe e zi une gjeta;

 

Pianoja ime e bukur, nje engjell i qete

Prej kohesh, e kisha lene pa prekur

 e c'akorduar, e ndryshkur dhe e zbehte

por qe perseri mike e mire kish mbetur.

ajo gjithmone priste, edhe pse vetem,

 ndersa une une gishtat i mbaja stepur,

e duart me te ndryshkura se ajo, e gati tretur.

 

Por nje premtim une mbajta, nje dite pranvere

Nje detyrim ndjeva, kur Pranvera kish lulezuar

U ula me te dhe fillova te luaj ne tastiere

Qe atehere, cdo mbremje bashke jemi takuar.

 

Dhe cfare mike e mire ajo ka qene!

 

Kete here ishte ndryshe, une mendoj

TI me njeh me mire se sa veten njoh

nga brenda meje duhet te vinte shkendija qe kerkoja;

Nje buqete trendafilash rastesisht m'u dergua,

Mbajtur nga duart e nje te panjohure grua

Duart e Pranveres une ato i quajta

Premtimin i dhene, qe atehere  vazhdon.

 

E ndersa mendoj e perseri mendoj

Me shume pyetje te papergjigjura,

 asnjehere nuk e humba,

dhe s'do ta humb kurre BESIMIN tim;

TI, Une e di, je afer, dhe afer shume,

 Ndonjehere me engjej te vertete,

here te tjera, rreth meje ato rrine,te qete

Por und do te KUJTOJ gjithnje,

Qe Engjejt e qete

Shkendine nga perbrenda e bejne te ndeze.

S'te prita

S’te prita me,...
tek shkelja
mbi gjethet e rena,
mbi gjethet e thata,
ate mbremje te bukur Vjeshte;
i morra nder duar ato gjethe
ngjyre kuqerreme
si ngjyre e embel zemre,
i mblodha te tera
e ja hodha eres.
t’i merrte me vehte.

Dhe nuk i ndoqa pas
tashme ato me eren,
vallezojne diku bashke.

S’te prita me;
Ashtu mbeti ajo Vjeshte,
e zbrazur, e zbardhur, pa ngjyre,
s'kish gjethe as ne peme.
e as ne toke;
Gjethet ngjyre kuqerreme
eres ju perplasen ne fytyre,
u gjenden
pa dashur ne vallezim,
dhe valseronin me te
valsin e tyre te pare.

Ndersa une vrapoja
Te ikja larg prej saj.

Vjeshtet jane te bukura shume,
gjethet tek bien nje nga nje
ne renie, me vete marrin
mesazhe te pa shkruara kurre,
mesazhe te pa belbezuara,
mbi toke bien pale pale,
si letra te vyshkura
me mesazhe te vyera;
I merr ne duar
e sheh nje mesazh te shkruar,
shkelen ato duke feshferuar,
e tokes i mbeten stampuar.

Ndersa, ajo Vjeshte mbeti e zbrazet
gjethet ne ajer
ne valsin e tyre te pare,
dhe une ashtu i lashe,
ua dhashe eres;
S’di nese desha ti ruante,
apo t’I degdiste tej;
Vec, ne te paste mare malli
kerkoji se ku jane,
lexoja mesazhet qe kane te shkruara
prej kaq viteve…
por mos m’i trego,
nuk dua t’I di,
me pelqen vetem t’I kujtoj duke valseruar;
Se c’kane per te thene,
mesazhet qe mbartin,
T'i dish vetem ti.

Mirela Athanas Joseph October 2013

 

 

 

Perendim

Sapo pashe diellin ne perendim ...
dhe putha nje rreze te tij me qerpike,
syte me kish magjepsur ai
ndersa po terhiqej ne mendim,
qiejt me njgyre te kuqe te florinjte
prej rrezeve
nepermjete degeve te nje peme vijne,
eshte e pamundur kete panorame te tille
te le pa i treguar dashuri;

Dielli me dha nje te puthur edhe ai
per sonte lamtumire,
neser, premtoi, do te vije perseri
ne te njejten kohe,
me ngjyra edhe me te bukura
pasi tere boten shetitur ta kish.

Keshtu sonte do te fle me mire
Me ka dhene nje premtim,
dhe dielli kurre s'genjen
nuk mundet, kur gjithcka e tij shkelqen;
e puthur nga dielli
une shkoj te fle ne qetesi
me endrra per te nesermen qe do te vije
te ndricuar nga miku im me i ri.

Nese premtoi ngjyra me te bukura
te te kuqes se arte ne qiell,
ndoshta rrezja qe une putha
fluturoi pertej qe dashuri te ndeze
t'a shperndaje ne cdo kend
te te gjithe botes, e paqe te sjelle.

Mirela Athanas (c) Korrik 2015

Pike loti

E  mblodha piken e lotit...
qe po rreshqiste me mall,
te bjere nuk e lashe,
ashtu te rrumbullaket
ne duar e morra ta bej kristal.

Syri i im i njomur
me kuptoi shume mire,
i vlefshem eshte loti
ta derdh nuk kam deshire,

Nje pike fare e vogel
rreshqet ashtu pa dashur,
s'e mblodha dot ne duar
ndjej faqen t'me kete lagur;

Kur te derdhesh lotin
(syrit i them)
me lajmero me pare,
se ndoshta me ndihmon
kristalet per te marre.

Atehere sy i dashur
buzeqesh embel me mua,
sikur do te me thote hapur
qe vleren lotit do t'ja ruaje.

Pike e lotit qe rreshqiti
e paster dhe me mall,
diku nje lule do te ujisi
zemres mallin t'ja mbaje gjalle.

Por ate qe mblodha ne duar
diku do ta vendos si kristal
qe pasuri te jete, e pa harruar,
e syri i dashur
buzeqeshje gjithmone te fale.

Ndersa lotet, si pasuri e shpirtit
t'i ruaje,
e t'i nxjerre rralle, vetem ralle.

Mirela Athanas (c) Korrik 2015

Please reload

© 2023 by MICHELLE WILLIAMSON. Proudly Created with Wix.com

​FOLLOW ME

  • Wix Facebook page
  • Twitter Classic
  • c-youtube
bottom of page